21 Janar 2017 - 12:47
Drejtuesit e kësaj gjykate kanë theksuar se angazhimi i tyre ka qenë në nivel, porse ka sfida për uljen e numrit të lëndëve të mbetura.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, ka pohuar se ky institucion në vitin e kaluar i ka pasur në punë më shumë se 91 mijë lëndë, ku 62 mijë kanë ardhur gjatë vitit e afro 29 mijë janë trashëguar në fillim të vitit 2016.
“Lëndët e kryera gjatë vitit 2016 janë 61 mijë e 198 dhe lëndët e mbetura në fund të vitit 2016 janë 30 mijë e 49”, ka thënë Hoxha. Sipas tij po të ishin vetëm 50 lëndë të mbetura do të ishte shqetësuese, e aq më shumë shifra prej më shumë se 30 mijë lëndëve të mbetura.
Zyrtari i lartë i gjykatës ka theksuar se departamenti i krimeve të rënda ka kryer lëndë penale në nivel të kënaqshëm, derisa departamenti i përgjithshëm është sfiduar në kryerjen e veprave penale në mungesë të numrit të mjaftueshëm të gjyqtarëve.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...