21 Janar 2017 - 12:02
“I kemi në listë rreth 400 familje të varfra nga të gjitha komunitetet, por nuk po kemi mundësi t’u ndihmojmë. Pa përkrahjen e donatorëve dhe të qytetarëve ne mund të ndihmojmë vetëm 100 familje, aq është kapaciteti ynë gjatë vitit”, thonë në Kryqin e Kuq
Kryqi i Kuq i Pejës me gjithë vështirësitë për sigurimin e më shumë donacioneve dhe të buxhetit të pamjaftueshëm për t’u dalë në ndihëm të gjitha familjeve nevojtare, ka ndihmuar me ushqim e veshmbathje rreth 300 familje të varfra gjatë vitit 2016. Ndihma e gjitha këtyre familjeve, siç thotë Agron Kelmendi, sekretar i Kryqit të Kuq të Pejës, nuk kishte qenë e mundur pa ndihmën e disa donatorëve të rregullt, qytetarëve të Pejës dhe mërgimtarëve që kanë mbështetur këtë institucion në forma të ndryshme, duke sjellë para, artikuj të ndryshëm ushqimor, rreth 6 tonë miell, si edhe veshmbathje.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...