Ferizaj dështon t’i mbrojë resurset pyjore

21 Janar 2017 - 08:36      

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë gjatë vitit 2016 ka dështuar ta hartonte një plan veprimi për mbrojtjen e pyjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë kjo drejtori ka dërguar gjithsej 704 fletëparaqitje në gjykatë për një sasi drush prej 1.646 kubikëve, ndërsa vlera e tyre arrin 220 mijë euro dëmtime.

Ndërkohë gjykata ka shqyrtuar 275 lëndë pozitive për kundërvajtje dhe 219 ka pezulluar, gjithashtu nga gjykata janë shqyrtuar 144 lëndë penale në mënyrë pozitive dhe 67 lëndë të kësaj kategorie janë pezulluar. Ndërkohë gjatë vitit 2016 Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka konfiskuar rreth 200 kubikë dru që u janë shpërndarë familjeve skamnore.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në rrjetin e OJQ-ve “Avonet”, ka thënë se Komunës së Ferizajt gjatë vitit të kaluar i ka munguar strategjia për parandalimin e prerjes së druve si pasojë e neglizhencës së drejtorit të Bujqësisë e Pylltarisë, Ismet Vranovci.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...