Foto: Ilustrim

Në Deçan përfundon protesta për Ramush Haradinajn

20 Janar 2017 - 15:22      

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 12:00 në qytetin e Deçanit është mbajtur një marsh paqësor me moton “Ramushi është Kosovë” e organizuar nga KK. Deçan dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, për të kundërshtuar arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.

Në këtë marsh kanë marrë pjesë rreth 5000 (pesëmijë) persona, pjesëmarrësit kanë filluar marshin nga qendra e qytetit deri tek rruga Elez Geci dhe Magjun Berisha dhe janë kthyer në qendër me ç’rast është mbajtur një fjalim i shkurt.

Marshi ka përfunduar rreth orës 12:50, dhe nuk është shënuar asnjë incident.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...