“Ecohigjiena” i cilëson grevat shkelje e rëndë e detyrave të punës

19 Janar 2017 - 12:30      

Menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” në Gjilan s’do ta ndryshojë të drejtën e punëtorëve për organizimin e grevës, që është rregulluar me ligj të miratuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Në njërën nga pikat e kontratës së re të punës, e cila është përpiluar nga menaxhmenti konsiderohet si shkelje e rëndë e detyrave të punës pjesëmarrja në grevë, të cilat i konsiderojnë si të paligjshme.

Këtë kontratë e ka siguruar edhe KD-ja. Një kontratë të tillë ka refuzuar ta nënshkruaj një nga punonjësit e kompanisë, Avdil Ibishi. Ai konsideron se grevat të cilat konsiderohen si të paligjshme për menaxhmentin janë të ligjshme për punëtorët, ngase ata tashmë një kohë të gjatë janë duke kërkuar përmbushjen e të drejtave të tyre përmes grevave siç është ngritja e pagës, furnizimi me veshmbathje të punonjësve dhe kushte të tjera.

Ai thekson se në kontratat në të kaluarën të cilat i kanë nënshkruar nuk ka ekzistuar një pikë e tillë, ndërsa tentativa për të ndaluar grevën është një absurditet, ngase e drejta e grevës është e rregulluar me ligj.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...