39 mësimdhënës të Shkollës ekonomike, ende jashtë listës së pagave

19 Janar 2017 - 11:45      

Autoritetet e Komunës së Prizrenit kanë pranuar se problemi i 39 normave të mësimdhënësve të shkollës së mesme ekonomike “Ymer Prizreni” ende nuk ka gjetur zgjidhje përfundimtare, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, 39 mësimdhënës të kësaj shkolle kanë mbetur jashtë listës së pagave, ani pse muaj më parë gjatë një takimi drejtuesit e Prizrenit kishin marrë garanci nga zyrtarët e lartë të MASHT-it se kjo çështje do të zgjidhet.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë komunale ka përkujtuar drejtorin e Arsimit, Zahadin Shemsedini, se në takimin e tyre të përbashkët me drejtuesit e MASHT-it, këta të fundit ishin zotuar se kjo punë është e kryer, shkruan sot më shumë Koha Ditore.

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...