“Pastrimi” kërkon që të mos vihen kontejnerë nëntokësorë

19 Janar 2017 - 09:40      

Menaxheri i njësisë së kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, Shaban Beselica, ka kërkuar nga Komuna e Podujevës që të mos e parashohë vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë siç është e shkruar në Planin lokal për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Podujevës për periudhën 2017-2022, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë debatit publik që është mbajtur të mërkurën për këtë plan, Beselica, ka theksuar se këta kontejnerë kanë dalë të pasuksesshëm në komuna të tjera.

“Te faqja 11, pika c, është menduar që të vendosen kontejnerë nëntokësorë dhe mbitokësorë nga kolegët nëpër komuna të tjera kontejnerët nëntokësorë janë vlerësuar të pasuksesshëm. Duhet të ketë vetëm kontejnerë mbitokësorë. Po ashtu sa i përket kontejnerëve, siç parashihet me plan të jenë 240 litërsh, mendoj se nuk duhet të jenë të kësaj sasie, pasi nuk kemi mekanizëm për t’i zbrazur ato, po vetë punëtorët e bëjnë këtë. Mendoj se duhet të jenë kontejnerë 125 litërsh”, është shprehur Shaban Beselica.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...