Kompania “Pastërtia” me shumë punëtorë e pa makineri pastrimi

19 Janar 2017 - 08:28      

Kompania publike “Pastërtia” e Ferizajt vazhdon të përballet me mungesë të makinerisë për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërkohë Komuna, megjithëse është aksionar, prej më shumë se 3 vjet nuk ka bërë ndonjë investim në këtë plan, shkruan sot Koha Ditore.

Si pasojë e kësaj prej më shumë se 2 javë pas të reshurave të dendura të borës, kjo kompani nuk ka arritur t’i pastrojë të gjitha rrugët dhe trotuaret e qytetit.

Kjo kompani mban të punësuar gjithsej 205 punëtorë, të cilët punën e tyre po e kryejnë vetëm me 2 kamionë dhe një ngarkues për heqjen e borës. Drejtori i kësaj kompanie, Dukagjin Hetemi, ka shtruar nevojën që të ndahen rreth 100 mijë euro nga Komuna për blerjen e një kamioni shtesë me arsyetim se është i domosdoshëm për t’i mbuluar me shërbime qytetarët.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...