Foto: Koha / Ilustrim

Kufizimi buxhetor e lë Lipjanin pa kamera vëzhguese

18 Janar 2017 - 11:40      

Lipjan, 18 janar – Shkaku i mungesës buxhetore, Komuna e Lipjanit prej më shumë se 3 vjetësh nuk ka mundur ta realizonte projektin e sistemit të kamerave të sigurisë nëpër rrugët e qytetit, megjithëse kjo çështjeje nëpër debate të ndryshme disa herë është ngritur si nevojë nga organet e policisë në Lipjan dhe nga këshilltarët e KK-së.

Sistemi i kamerave të sigurisë në qytezë përveç se ia lehtëson punën Policisë së Kosovës, ato mund t’i parandalojnë edhe dukuritë e tjera negative dhe njëherësh bëjnë monitorimin për ruajtjen e pasurisë publike në qytezë dhe në parqe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Heset Sahiti, drejtor i Shërbimeve Publike i Lipjanit, ka thënë se deri tashti nuk kanë pasur mundësi buxhetore ta realizonin një projekt të tillë, megjithëse vazhdimisht ka pranuar kërkesa nga institucione të ndryshme, nga këshilltarët e KK-së, por edhe nga vetë qytetarët.

Mosrealizimi i këtij projekti deri tashti është kushtëzuar edhe si pasojë e mungesës buxhetore, derisa Komuna pati trashëguar borxhe mjaft të mëdha, ka deklaruar Sahiti. Ai shpjegon se do ta gjejnë mundësinë e investimit për realizimin e këtij projektit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...