Foto: Koha

Kamerat publike në Pejë kalojnë nën monitorim të policisë

18 Janar 2017 - 10:00      

Pejë, 18 janar – Kamerat publike bashkë me dhomën monitoruese dhe teknikën e xhirimit, Komuna e Pejës ia ka kaluar në kompetencë Stacionit policor të Pejës.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët, që mbajtën të martën nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, dhe nga komandanti i Stacionit policor të Pejës, Ndue Nikolla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Monitorimi i kamerave publike do të kalojë në përgjegjësi të Policisë menjëherë si të vendoset teknika monitoruese në sallën operative të saj. Derisa teknika tjetër që është në dhomën monitoruese në Drejtorinë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim mbetet aty me derë të mbyllur dhe ajo do të hapet vetëm nga Policia kur të ka nevojë për marrjen e ndonjë xhirimi të urdhëruar nga Prokuroria.

Aktualisht janë 110 kamera publike të vendosura në mbi 50 pika të ndryshme nëpër qytet. Numri i madh i kamerave janë lëshuar në funksion në vitin 2011, ndërsa të tjera në vitet në vijim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...