17 Janar 2017 - 19:25
Me të filluar punën, ai ka larguar nga puna 6 punonjës të komunës. Së fundi, kryetari Lladrovci ka shkarkuar drejtorin e Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku, dhe drejtoreshën për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi.
Kjo e fundit është motra e Isa Xhemajlajt, i cili ishte personi që e sfidoi Lladrovcin për karrigen e të parit.
E sipas Xhemajlajt, një gjë e tillë ka qenë e pritur. Fatin e njëjtë, sipas Xhemajlajt, do ta kenë edhe punëtorë të tjerë të komunës.
Mirëpo, Lladrovci i ka mohuar këto akuza, duke thënë se kjo s’ka të bëjë fare me hakmarrje për atë që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore. Lladrovci ka shtuar se gjatë fushatës, kishte premtuar se ata të cilët kanë aktakuza të ngritura, nuk do të jenë pjesë e qeverisjes së tij.
Ndërkaq, as Xhemë Binaku dhe as Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, që të dy të shkarkuar, nuk janë deklaruar fare për këtë çështje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...