17 Janar 2017 - 15:45
Kusari - Lila e ka falënderuar ambasadoren gjermane e përmes saj edhe shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet po e jep për komunën e Gjakovës. Ajo ka rikujtuar se disa prej projekteve kapitale më të mëdha në komunën e Gjakovës, janë projekte të mbështetura nga qeveria gjermane, projekte këto që janë investimet më të mëdha në komunën e Gjakovës qysh prej fillimit të viteve të 80-ta.
Kusari -Lila ka përmendur projektin për impiantin e ujërave të zeza që po realizohet me bankën gjermane KFË, pastaj projektin me GIZ-in gjerman për promovimin e punësimit tek të rinjtë “Yepik”, projektin e Akademisë Evropiane të Muzikës “Esma”, i cili falë përkrahjes së Ambasadës Gjermane tashmë organizohet në Gjakovë e shumë projekte tjera.
Nga ana tjetër, ambasadorja Angelika Viets ka thënë se komuna e Gjakovës është një shembull i shkëlqyer i qeverisjes së mirë, prandaj edhe ndjehet e lumtur që qeveria gjermane përkrahë në vazhdimësi projektet për zhvillimin e kësaj komune.
Ajo ka rikonfirmuar se përkrahja gjermane për komunën e Gjakovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, qoftë me vazhdimin e projekteve ekzistuese, qoftë me inicimin e projekteve të reja, të bazuara në kërkesat dhe nevojat e komunës së Gjakovës. Në kuadër të kësaj, ambasadorja Viets ka bërë të ditur se ambasada gjermane do ta vazhdojë ta përkrahë Akademinë Evropiane të muzikës ESMA, e cila edhe sivjet është caktuar të mbahet në Gjakovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...