Komuna e Podujevës përfiton nga projekti për mbështetje të kujdesit parësor shëndetësor

17 Janar 2017 - 11:14      

Ministria e Shëndetësisë (MSh), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Komuna e Podujevës dhe Caritas Kosova nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit, për projektin “Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (Home Care) në Komunën e Podujevës”.

Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga ministrat Imet Rrahmani e Arban Abrashi, kryetari i Podujevës, Agim Veliu, dhe drejtori Gjeneral i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, përkatësisht i projektit, është ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (Home Care) në Komunën e Podujevës, duke mbështetur institucionet ekzistuese shëndetësore të Komunës së Podujevës që janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës.

Projekti do të ndihmojë QKMF-në në realizimin e vizitave për të gjithë pacientët që e marrin mjekimin në shtëpi; të gjithë ata pacientë të cilët për arsye të ndryshme shëndetësore nuk kanë mundësi që t’i vizitojnë objektet e QKMF-së si dhe ka për qëllim që përmes stafit të ri profesional të ndihmojë që të ngrihet cilësia e shërbimeve shëndetësore, në veçanti në zonat rurale.

“Kjo do të bëhet duke shtuar stafin shëndetësor në punktet shëndetësore ose përmes vizitave të organizuara nga QKMF-ja sipas programit dhe rregullave shëndetësore. Gjithashtu, projekti do t’u ofrojë trajnime profesionale stafit mjekësor në njërën anë dhe qytetarëve të komunës, në anën tjetër, përmes mjekëve të angazhuar në QKMF dhe trajnimeve të tjera të organizuara jashtë stafit të QKMF-së, në mbikëqyrje të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftimin për media të MSh-së.

Periudha kohore e implementimit të marrëveshjes është nga data 15.02.2017 deri më 15.08.2017.

Vlera e gjithëmbarshme e projektit është 115,186.40 €, dhe palët do të participojnë si vijon: Komuna e Podujevës me 19,746.40 €, MSH dhe MPMS me nga 40,000.00 € (80.000 së bashku) dhe Caritas Kosova do të participojë me shërbime profesionale, pajisje dhe shërbime menaxheriale në vlerë prej 15,440.00 €. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...