Foto: Koha

Gjysmë milioni euro të KE e të Podujevës shkojnë huq, projekti në zonën e mbrojtur

17 Janar 2017 - 11:03      

I dështuar po del të jetë projekti gati gjysmë milioni euro për ndërtimin e gjashtë “plazheve” në liqenin e Batllavës në fshatin Orllan të Podujevës.

Komuna, e cila bashkë me Komisionin Evropian (KE) e kishin financuar këtë projekt, është urdhëruar nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor që t’i heqë të gjitha çadrat dhe shtretërit që ishin vendosur në vitin 2013 në “Plazhin 6”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shkak për këtë është bërë leja të cilën Komuna nuk arriti ta merrte asnjëherë nga MMPH-ja.

Me gjithë paralajmërimet se kjo e fundit do të rrënojë të gjithë projektin (në kohën kur ministër ka qenë Dardan Gashi), kjo nuk ka ndodhur. Por, selami ka ardhur pas më shumë se tre vjetësh pas përfundimit të këtij projekti për të cilin KE financoi 326 mijë e 685 euro, ose 88 për qind dhe Komuna e Podujevës 44 mijë e 548 euro, ose 12 për qind.

Drejtoresha e Inspektoratit në Komunën e Podujevës, Florie Abazi-Besholli, ka thënë se gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor u kishin dhënë urdhër që 46 çadrat e vendosura në “Plazhin 6” të hiqeshin nga ai vend.

Sipas drejtoreshës së Inspektoratit, arsyeja pse u është kërkuar një gjë e tillë, ka qenë ndërtimi i këtij plazhi në zonën e mbrojtur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...