Në Rugovë bizneset ndërpresin punën, shkak rrugët e pakalueshme

17 Janar 2017 - 09:06      

Numri i turistëve në trevën e Rugovës, sidomos tashti gjatë dimrit me plot dëborë, po shënon rritje çdo ditë e më shumë.

Vetëm gjatë kësaj të diele është shënuar numër shumë i madh i turistëve që kanë kaluar vikendin në Rugovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sidomos fshati Bogë ka qenë i “bllokuar” nga numri i madh i turistëve. Sipas burimeve të policisë që kanë qenë në terren të dielën, thuhet se vetëm në këtë fshat dhe përgjatë rrugës së fshatit kanë qenë së paku një mijë automjete. Këtë numër të turistëve e kanë ëndërr fshatrat e tjera të Rugovës, në disa prej të cilave për shkak të rrugëve të papastruara nga bora, bizneset qëndrojnë të mbyllura që nga pasfestat e fundvitit, kur ka reshur bora e parë.

Njëri prej tyre është edhe biznesi i Safet Nikçit në fshatin Reka e Allagës. “Prej vitit të ri e kam biznesin e mbyllur, për shkak të pamundësisë që turistët të ngjiten lart në fshat për shkak të rrugës së pakalueshme nga bora.

Rrugët e fshatrave janë kompetencë e Komunës, e cila sipas menaxherit të Zyrës së prokurimit, Xhemë Berisha, ka kontraktuar operatorin për “mirëmbajte” të atyre rrugëve gjatë dimrit, ndërsa rruga kryesore pastrohet nga operatori i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila është përgjegjëse për rrugën nga Peja deri në Bogë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...