Vushtrriasit të shqetësuar me praninë e qenve endacakë në qytet [video]

16 Janar 2017 - 20:50      

Janë ndarë 24 mijë e 897 euro për trajtimin e qenve endacakë, por numri i tyre kurrsesi të reduktohet.

E, rrugët e Vushtrrisë janë të mbushura me qenë, raporton KTV. Ka të tilla raste kur edhe ata u sulen qytetarëve, e po ashtu edhe veturave.

Qytetarët thonë se urgjentisht duhet të bëhet një zgjidhje, pasi një situatë e tillë po mbretëron që një kohë të gjatë në këtë komunë.

E, Shemsedin Preteni, zyrtar për informim në komunën e Vushtrrisë, ka thënë se për shkak të të ftohtit, kompania e kontraktuar nuk po mund të merret sa duhet me trajtimin e qenve.

Por, jo vetëm në këtë mot të ligë kjo komunë është ballafaquar me këtë problem.

KTV pati raportuar që edhe gjatë verës me të njëjtat telashe kjo komunë ishte ballafaquar shumë herë.


Vushtrriasit të shqetësuar me praninë e qenve... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...