16 Janar 2017 - 21:28
Ligji për vetëqeverisje lokale e obligon kryetarin që brenda një viti të raportojë para Kuvendit Komunal së paku dy herë, e Selmanaj nuk e ka bërë një gjë të tillë, raporton KTV.
Madje, brenda gati dy mandateve të udhëheqjes me këtë Komunë, Selmanaj ka raportuar vetëm një herë për punën e tij.
Asamblistja nga radhët e LDK-së e kësaj komune, Hyrije Dobrunaj, thotë se as kur është dashur të diskutohej për raporte të ndryshme kryetari nuk ka gjetur kohë të jetë prezent në mbledhjet e Kuvendit.
Të njëjtën vërejtje e ka edhe shoqëria civile e kësaj Komune.
I vetëdijshëm se po vepron kundërligjshëm në këtë aspekt, kryetari Selmanaj nuk e sheh shumë të rëndësishëm raportimin para këshilltarëve komunalë.
Thotë se për të e rëndësishme është që qytetarët të jenë në dijeni për punën e komunës, me të cilët ka mbajtur takime shumë herë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Selmanaj po shkel ligjin me dy këmbët e me... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...