Foto: Ilustrim

Bahtiri kërkon ndëshkim të bizneseve që s’i kanë pastruar trotuaret

16 Janar 2017 - 16:51      

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri mori pjesë në mbledhjen e Bordit të drejtorëve, në të cilën temë kryesore shqyrtimi ishte fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor në këtë komunë.

Bahtiri, pasi ju tha drejtorëve se duhet të mobilizohen dhe angazhohen maksimalisht për kryerjen e obligimeve të tyre, sipas dinamikës së paraparë, kërkoi nga drejtori i Inspekcionit, Ismet Syla që inspektorët menjëherë të dalin në terren dhe të marrin masa për pastrimin e hapësirave publikë përpara dyqaneve e objekteve tjera dhe ndaj të gjithë pronarëve që nuk e respektojnë urdhrin, të iniciojnë masa ndëshkuese administrative të lejueshme me rregullore dhe ligje.

Po ashtu, Bahtiri kërkoi nga drejtori i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike, që të bëjë sa më parë shpalljen e tenderit për angazhimin edhe të kompanive tjera për pastrimin e qytetit, sepse qytetarët nuk janë të kënaqur me shërbimet e kompanisë kontraktuese aktuale.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se komuna kë bërë të pamundurën për hapjen e rrugëve në ditët me mot të lig deh falë këtij angazhimi situata ka qenë e kënaqshme, ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës nuk e ka kryer punën siç duhet, sidomos në rrugën rajonale Bajgorë-Kaqandoll-Podujevë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...