16 Janar 2017 - 16:48
Drejtori i Arsimit të kësaj komune, Skender Avdiu, tha se janë marrë masat e nevojshme për një fillim të mbarë të gjysmë vjetorit të dytë.
“Të gjitha shkollat janë furnizuar me dru për ngrohje dhe nuk ka pas probleme të theksuara me përjashtim të shkollës në Shupkofc dhe asaj Ekonomike, ku janë paraqitur disa probleme për shkak të motit të ftohtë që ka ndikuar në dëmtimin e disa gypave, por që problemet nuk janë paraqitur me kohë për të intervenuar dhe evituar problemet”, tha Avdiu.
Drejtori i financave, Nystret Maxherra, theksoi se faturat për pagesë duhet të paraqiten me kohë dhe se vonesa e tyre është një papërgjegjësi e drejtorëve dhe kjo mund të shkaktoj pastaj vonesë në pagesat me kohë të obligimeve financiare.
Drejtori i prokurimit, Jeton Ujkani, kërkoi nga drejtorët të cilët ende nuk i kanë dorëzuar projektet në prokurim, që këtë ta bëjnë sa më parë, sepse afati i fundit për lajmërim në AQP është deri më datën 17 të këtij muaji.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...