“Abdullah Shabani” nis me dy paralele të mësimit parashkollor

16 Janar 2017 - 16:30      

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, në Shkollën fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicë, janë hapur dy paralele për fëmijët e moshës parashkollore, me qëllim që këta fëmijë të përgatiten dhe ta kenë më të lehtë mësimin kur të regjistrohen në klasën e parë si nxënës të rregullt.

Në përurimin këtyre paraleleve morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Skender Avdiu dhe përfaqësues të prindërve.

Drejtori i shkollës Haki Shyti, tha me këtë rast se hapja e këtyre paraleleve është kërkesë e prindërve dhe arsimtarëve dhe se kjo do t’i kontribuojë përgatitjes së fëmijëve për vijimin pastaj të shkollimit të rregullt.

Sipas tij, paralelet posedojnë të gjitha kushtet elementare që duhet të ketë një institucion publik parashkollor.

Kryetari Bahtiri, tha se ndjehet mirë që fëmijëve të kësaj lagjeje po ju ofrohet mundësia e vijimit të këtij institucioni parashkollor, andaj edhe ju uroj fëmijëve, arsimtarëve dhe prindërve punë të mbarë.

Edhe prindërit e fëmijëve thanë se janë të kënaqur me kujdesin që komuna dhe drejtuesit e shkollës po tregojnë ndaj fëmijëve të tyre, andaj edhe i falënderuan për këtë.

Shkolla fillore “Abdullah Shabani”, e cila punën edukativo-arsimore e ka filluar në vitin shkollor 1961/1962, tani ka 1000 nxënës të cilët i mësojnë 44 mësimdhënës të kualifikuar, të trajnuar e të certifikuar për metoda të reja të punës, që me përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme kanë ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësim nxënies.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...