Drenasi pastron trotuaret nga bora deri te dy shkollat e mesme

15 Janar 2017 - 16:12      

Në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, të vitit shkollor 2016/2017, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe organi mbikëqyrës, kanë inspektuar operatorët ekonomikë në pastrimin e borës nga qendra deri të dy shkollat e mesme.

Pas intervenimeve në qendër dhe fshatra, janë pastruar edhe trotuaret që frekuentojnë nxënësit e dy shkollave të mesme, asaj të Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” dhe nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Drenasit.

“Bora është larguar nga trotuaret më qëllim që të ju mundësohet nxënësve lëvizje e lirë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nesër me 16.01.2017 e hënë, fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 dhe Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...