Foto: Koha

Burgu ndërmjet pedanterisë e “zhurmës”

15 Janar 2017 - 07:29      

Lulet e plastikës i ka vënë në këndin ku mund t`i shohë sa herë çel sytë. Mëngjesi i duket më i këndshëm kur i ndeshet shikimi me to. I jep ndjesinë sikur është në shtëpi, në dhomën e saj të gjumit.

Një tentene, korniza me fotografi dhe disa zbukurime të tjera me ngjyra ia kanë thyer zymtësinë qelisë me numër 01-10 në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Aty po qëndron qe afro gjashtë muaj njëzetvjeçarja nga Ferizaj, A. T., e dënuar me dy vjet burgim për grabitje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qelinë e ndan me një grua tjetër. Dy shtretër e një tavolinë mesatare zënë hapësirën më të madhe të saj.

Rroba të vëna në dritare për tharje e disa ushqime për ftohje krijojnë imazhin e një dhome të zakonshme studentësh në konvikt. I vetmi dallim janë grilat.

Në orën 7:00 të mëngjesit ajo duhet të zgjohet e të rregullojë shtratin, si të gjitha të burgosurat e tjera. Do të shkojë për të ngrënë mëngjes në kuzhinë. Pas një ore e pret puna po në kuzhinë, ku do të shërbejë dhe do ta pastrojë sallën së bashku me disa të dënuara të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...