14 Janar 2017 - 21:32
Ndërsa ka njoftuar se që nga dje është arritur pajtimi për fillimin e pastrimit të qytetit që ishte mbuluar nga mbeturinat, dhe që punëtorët të vazhdojnë grevën vetëm një orë në ditë, raporton KTV.
Haziri ka thënë se nuk do të lejojnë që menaxhmenti i ndërmarrjes që funksionon me partneritet publiko-privat, të marrë vendime të njëanshme brenda natës, për emërime dhe shkarkime.
Por, ai ka mohuar akuzat se Komuna përmes presionit po mundohet ta largojë kompaninë austriake “Moser Group” nga partneriteti në “EkoHigjenë”, duke thënë se ata janë këmbëngulës në vazhdimin e partneritetit.
Megjithëse ende nuk është arritur në atë pikë sa të shkëpusin kontratën me austriakët, Haziri thotë se komuna nuk do të durojë deri në pafundësi.
Ai i ka kërkuar menaxhmentit të EkoHigjenës që t’u japë kontratat punëtorëve dhe t’i trajtojë me ligjin e punës, ndërsa, ka shtuar se kompania duhet të zgjedhë drejtorin, pasi tash e dy vjet ka vetëm ushtrues detyre.
Derisa, Haziri nisjen e hetimeve nga Prokuroria e ka quajtur lajm të keq.
Ndërsa, prokurori Afrim Shefkiu, përmes telefonit i ka konfirmuar televizionit, nisjen e hetimeve ndaj menaxhmetit të ndërmarrjes dhe drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë komunë, Naser Korça, me dyshimet për kryerjen e veprës penale: ndotje, degradim ose shkatërrim i mjedisit.
Ai ka shtuar se pos menaxhmentit dhe drejtorit komunal, janë intervistuar edhe anëtarët e bordit të ndërmarrjes dhe disa dëshmitarë, por se askush nuk është arrestuar.
Me gjithë nisjen e hetimeve ndaj drejtorit të kabinetit të tij, Haziri, ka thënë se zyrtarët komunalë janë ftuar për intervistë vetëm në cilësinë e dëshmitarëve.
Kjo pasi, sipas tij, roli i komunës në mes punëtorëve dhe menaxhmentit ka qenë vetëm lehtësues.
Ndërkaq, menaxheri i kompanisë Austriake, Gerhard Dummer, ka thënë se ata po përballen me një situatë të keqe, e cila ka ardhur pikërisht në vitin kur janë rritur të hyrat dhe suksesi i EkoHigjenës.
Ai ka thënë se kanë pasur biseda të shumta me zyrtarët komunalë, por se këta të fundit nuk i kanë përfillur propozimet e tyre.
Teksa ka shtuar se po përballen me presion, ai ka treguar se kanë dorëzuar kërkesën e tyre në Prokurorinë e Shtetit, por se pos intervistimeve, ende ka asnjë vendim.
Ndërkohë, Haziri ka thënë se kjo situatë nuk është mesazh i keq për investitorët e huaj, por se edhe ata duhet ta dinë se “nuk mund t’u besojmë verbërisht” dhe se ata duhet t’i realizojnë premtimet.
Ndërsa, Dummer, shton se ata nuk do të dorëzohen, dhe presin që të arrijnë një marrëveshje dhe të zgjidhin këtë problem.
Por, sipas tij, nëse komuna vepron njëanshëm për shkëputje të kontratës, ata do t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit.
Ndryshe, KTV-ja më herët ka raportuar për presonin që po i bëhet kompanisë “Moser Group”, me qëllim që ajo të tërhiqet dhe t’ia shesë aksionet një kompanie vendore, e cila sipas Dummer-it ka shprehur interesim për blerjen e aksioneve, e pronari i së cilës ka lidhje të afërt me drejtuesit e Komunës së Gjilanit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Punëtorët e pastrimit në Gjilan reduktojnë... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...