14 Janar 2017 - 14:32
Ai tha se fillimi i hetimeve nga Prokuroria për këtë çështje nuk është lajm i mirë. Ndërsa ka mohuar akuzat se janë duke i bërë presion partnerit të tyre austriak në Eko-Higjenë, “Moser Group Austria” për t’i detyruar ata të largohen, duke thënë se ata janë për partneritet, por “Moser Group” duhet t’i përmbahet kontratës dhe premtimeve të dhëna në fillim, raporton KTV.
Haziri ka thënë se komuna është duke luajtur rol lehtësues mes punëtorëve dhe menaxhmetit të Kompanisë, ndërsa ka shtuar se do të presin për zgjidhje, por se durimit të tyre mund t’i vije fundi një ditë.
Ndërkohë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Afrim Shefiku, ka konfirmuar fillimin e hetimeve ndaj menaxhmetit të “Eko-Higjenës” dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale: ndotje, degradim ose shkatërrim i mjedisit. Ai ka njoftuar menaxhmenti dhe drejtori i shërbimeve publike, së bashku me anëtarët e bordit janë intervistuar nga policia, ndërsa nuk është arrestuar askush.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...