Më shtrenjtë toka se ndërtimi i shkollës

14 Janar 2017 - 12:20      

Për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, komuna ka kryer procedurat për shpronësimin e rreth 12 arësh tokë private, për të cilat do të paguajë nga buxheti i saj mbi 150 mijë euro më shumë sesa është shuma e planifikuar për ndërtimin e shkollës, e cila do të ndërtohet me mjete të arkës komunale dhe pas 50 vitesh “Odhise Paskali” do të bëhet me objektin e ri të shumëpritur nga stafi shkollor dhe nxënësit, shkruan sot Koha Ditore.

Ka më tepër se pesë vite qëkur në Shkollën e Mesme të Arteve Aplikative “Odhise Paskali” në Pejë kanë nisur zëshëm të kërkojnë një objekt të ri për këtë shkollë të hapur në vitin 1969, pasi objekti ekzistues është po kaq vite larg kushteve moderne të mësimit në një shkollë të këtillë profesionale. Vitet e fundit shkolla me disa intervenime është rinovuar sadopak, përfshirë edhe tualetet. Së fundmi, para tre muajve, me një financim të KFOR-it turk është rinovuar kulmi dhe dhomat e mësimit, kabinetet dhe atelietë e vjetërsuara në katin e tretë.

Por me shtresa ngjyre mbi fasadën e jashtme dhe muret e brendshme nuk mbulohej “pleqëria” e objekteve të kësaj shkolle, e cila si shkollë e vetme e arteve aplikative në Kosovë, që nga hapja ka qenë adresë jo vetëm e nxënësve nga Peja, por edhe nga shumë komuna tjera nga vendi dhe nga Mali i Zi.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...