14 Janar 2017 - 11:32
Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Lulzim Sadiku, ka thënë se kryetari i Obiliqit gjatë kohës kur ishte dashur të publikohej ky raport është marrë më shumë me fushatë reklamuese për veten e tij.
“Kryetari i Komunës nuk ka sjellë fare raport nëntëmujor. Sipas Grupit parlamentar të PDK-së, arsyet janë këto: nuk dëshiron të jetë transparent me Kuvendin, duke i fshehur parregullsitë dhe dobësitë që ne mendojmë se ka me bollëk; nuk ka pasur kohë, sepse në këtë periudhë Xhafer Gashi është marrë me fushatë dhe reklamim kudo, sidomos në media, duke u përpjekë me e marrë vetë meritën e miratimit të Ligjit të Obiliqit, si dhe dy projekteve: urës në Plemetin dhe Shtëpisë së Kulturës, si dhe është marrë me fyerje e kërcënime që i ka bërë opozitës, sidomos grupit të PDK-së”, ka theksuar Lulzim Sadiku. sipas tij, të tria këto projekte nuk janë meritë e Xhafer Gashit.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...