14 Janar 2017 - 09:30
Ndërkohë, për finalizimin e kompleksit dhe të infrastrukturës së fshatit, ashtu siç është projektuar në të kaluarën, kërkohet të investohen edhe rreth një milion euro të tjera. Deri tashti këto institucione kanë ngecur në finalizimin e këtij plani, përderisa ende nuk është rregulluar rrethoja e kompleksit, trotuaret, hapësirat gjelbëruese, ndriçimi publik, pastaj ngecje të tilla ka pasur edhe në infrastrukturën rrugore të fshatit, në kanalizim, ujësjellës etj.
Adem Ramadani, përfaqësues i këtij fshati, ka thënë se është shqetësuese që 18 vjet pas masakrës së Reçakut, Kompleksi i Memorialit ende nuk është finalizuar. Sipas tij, punimet që janë bërë në këtë kompleks nuk janë aspak cilësore, derisa pllakat e varrezave duhet të riparohen apo të ndërrohen, ndërkaq mungon pjesa gjelbëruese, ndriçimi, rrethoja dhe infrastruktura tjetër përcjellëse.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...