Dëmet që pësoi lënë nën hije investimin 7 milionësh në Spitalin e Vushtrrisë [video]

13 Janar 2017 - 21:28      

Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, “Sheikh Zayed” është përuruar para një muaji dhe rinovimi i këtij spitali ka kushtuar rreth 7 milionë euro.

Por, dëmet që ka pësuar objekti i këtij spitali ditën e enjte, kanë lënë nën hije investimin milionësh, raporton KTV.

Akulli ka kapluar një pjesë të madhe të repartit të emergjencës.

Drejtori i këtij spitali, Hajrullah Saraqi, ka treguar se dëmi është bërë pas shpërthimit të gypave të ujit, derisa ka shtuar se dëmet janë sanuar.

Edhe pas këtyre dëmtimeve, drejtori Saraqi, vazhdon të besojë në cilësinë e punimeve.

Sipas opozitës, është e pakuptimtë që ky spital ka filluar punën ende pa u bërë pranimi teknik.

Ndërkaq, komuna e Vushtrrisë përmes një komunikate, ka njoftuar se dëmet e shkaktuara pasditen e së enjtes, me ç’rast stafi mjekësor i repartit të Emergjencës u detyrua të evakuohej, janë sanuar nga kompania punëkryese.

Spitali i përgjithshëm i Vushtrrisë është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në të janë investuar rreth 7 milionë euro.


Dëmet që pësoi lënë nën hije investimin 7... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...