13 Janar 2017 - 09:58
Furnizimi i fermerëve me lopë qumështore, bëhet në kuadër të realizimit të projektit për përkrahjen e blegtorëve, dhe në kuadër të investimeve të përgjithshme në bujqësi, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Këta dhjetë fermer, paraprakisht janë ndihmuar nga komuna, në ndërtimin e stallave, ndërsa finalizimi i kësaj ndihme bëhet me furnizimin me lopë qumështore. Përmes kësaj ndihme, Komuna e Malishevës, synon shtimin e numrit të gjedhëve, rritjen e kapaciteteve për furnizimin e tregut me qumësht dhe produkte të qumështit dhe krijimin e vendeve të punës.
Furnizimi me lopë qumështore, është bërë në bashkëfinancim me fermerët, ku Komuna e Malishevës ka kontribuar me 70% të shumës, përkatësisht me 72 200 euro, ndërsa fermerët me 30% të shumës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...