Zona që synohet të gjelbërohet përplas asamblistët e Vushtrrisë [video]

12 Janar 2017 - 22:35      

Plani Zhvillimor Komunal i Vushtrrisë ka ngjallë shumë reagime dhe debat brenda asamblesë komunale.

Zona, e cila aktualisht është e mbushur me ndërtime të ndryshme, po synohet nga komuna që të shndërrohet në zonë të gjelbër, raporton KTV. Kundërshtimet mes partisë në pushtet, PDK-së, dhe partive tjera, janë pikërisht në këtë pikë.

Opozita insiston që këtë hapësirë t’ua lejojë bizneseve për investime. Një kompani e madhe biznesi po ankohet se e tëra po bëhet vetëm që atyre të mos u lejohet ndërtimi.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për këtë çështje, kryetari i komunës, Bajram Mulaku, u ka bërë thirrje asambleistëve që të votojnë me konsensus për këtë plan.

Mirëpo, kërkesa e kryetarit nuk u mor parasysh nga partitë opozitare. Kundër u shpreh edhe asambleistja e pavarur, Arta Ismajli, e cila pas fjalimit, e lëshoi sallën e kuvendit.

Në momentin e votimit, e gjithë opozita e lëshoi sallën. Kjo nuk i pengoi 15 asamblistët e PDK-së që ta votojnë Planin Zhvillimor Komunal të Vushtrrisë 2016-2024.


Zona që synohet të gjelbërohet përplas... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...