Standarde të dyfishta në Drenas, u suspenduan vetëm disa zyrtarë me aktakuza për keqpërdorim [video]

12 Janar 2017 - 21:30      

4 zyrtarë të Drenasit ditë më parë u suspenduan nga vendi i tyre i punës [video]

Këtë vendim kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se e mori pasi u kuptua se ndaj tyre ekzistojnë aktakuza për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Dy zyrtarët, Vehbi Jashari dhe Shyqeri Bublaku, u suspenduan pasi prokuroria në qershor të këtij viti ngriti aktakuzë për keqpërdorim, përkatësisht blerjen e një kamioni për fikjen e zjarrit për komunën e Drenasit, raporton KTV.

Por njëjtë nuk ndodhi me kolegen e tyre, drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Hyrije Xhemajlaj Thaçi, e cila gjithashtu është pjesë e kësaj aktakuze.

Arsyetimi i zyrtarëve të Drenasit për mosmarrjen e masave ndaj saj është se pozita e Hyrije Xhemajlaj Thaçit është staf politik në komunë.

Dobra nuk përjashton mundësinë që gjatë ditëve në vazhdim, kryetari i komunës të marrë masa edhe ndaj stafit politik që kanë të ngritura aktakuza. Asambleistët e kuvendit të Drenasit po konsiderojnë se suspendimet e zyrtarëve me aktakuza nisën mbrapsht.

Xhemajlaj Thaçi, konsideron se fillimisht duhet të pritet të përfundojë i gjithë procesi gjyqësor ndaj saj, para se të merren masa nga ana e komunës.


4 zyrtarë të Drenasit ditë më parë u suspenduan... by kohanet

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...