12 Janar 2017 - 20:22
Komuna e Vushtrrisë, përmes një postimi në faqen zyrtare të saj, ka njoftuar se plafoni i tavanit në emergjencën e spitalit “Sheik Zyed” ka rënë duke rrezikuar personelin.
Në momentin kur është rrëzuar plafoni, në emergjencë nuk ka pasur pacientë, por se është dashur evakuimi i personelit mjekësor.
“Vetëm një fat i madh sot ka shpëtuar personelin e QKMF-së, e cila në kuadër të këtij spitali kryen shërbimet e emergjencës. Pas rënies së plafonit, kanë pëlcitur gypat e ngrohjes, është shkaktuar një kontakt edhe me rrjetin elektrik, për çka është dashur të intervenojë Njësia e Zjarrfikësve,” thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.
Ky spital është përuruar para 1 muaji dhe ka kushtuar 7 milionë euro, investim i Emirateve të Bashkuara Arabe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...