11 Janar 2017 - 21:32
Shtresat e akullit që janë krijuar, kanë shtuar edhe më shumë bukurinë e kësaj ujëvare. Madje, nga të pranishmit po shfrytëzohen në maksimum këto ngrica të krijuara, raporton KTV.
Ndonëse gati gjithçka ishte e ngrirë, kishte qytetarë që provonin fatin për peshq.
Qytetarët që gjatë ditës kanë vizituar ujëvarën e Mirushës, kanë thënë se rrallë ndodh që të ketë bukuri të tilla në Kosovë.
Banorët që jetojnë afër kësaj zone thonë se akuj të tillë ka kohë që nuk kanë parë.
Vizitorë kishte edhe mërgimtarë, që e krahasojnë këtë ujëvarë me bukuri të rralla natyrore. Megjithatë, rruga që çon deri te kjo ujëvarë, sipas vizitorëve, është e mundimshme.
Akulli në Ujëvarën e Mirushës ka qenë sensacion edhe në mediat ndërkombëtare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Ujëvara e Mirushës shndërrohet në akullnajë by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...