Foto: Koha

”Caritas Kosova” dhe Ipeshkvia, me projekt dimëror për të pastrehët

11 Janar 2017 - 10:40      

Përfaqësuesit e ”Caritas Kosova” në bashkëpunim me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergji, kanë nisur realizimin e një projekti për t’i ndihmuar qytetarët, të cilëve u mungon strehimi.

Tashmë janë përgatitur kushtet e pranimit në vende të sigurta për persona të pastrehë gjatë periudhës së dimrit, andaj këto institucione kanë apeluar nga të gjitha bizneset dhe qytetarët e vullnetit të mirë të ndihmojnë me batanije, veshmbathje apo mjete materiale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dom Viktor Sopi, drejtor i ”Caritas Kosova”, ka thënë se gjendja emergjente nga i ftohti dhe bora kërkon më shumë angazhim për kategoritë e tilla, prandaj me këtë projekt të mbështetur nga Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, i tërë stafi i ”Caritas”-it është mobilizuar që të japë maksimumin në mbështetje të personave të tillë.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...