Foto: Koha

Kabineti i kryetarit merr nën menaxhim kamerat publike

11 Janar 2017 - 09:27      

Dhoma e monitorëve të mjeteve vëzhguese publike në Pejë nga e marta ka kaluar nën menaxhimin e kabinetit të kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Deri tashti kjo dhomë ka qenë nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Pa njoftim paraprak të drejtorisë përkatëse, derës së zyrës i është ndërruar brava me iniciativë të kabinetit të kryetarit.

Drejtori i kësaj drejtorie, Ukë Selimaj, pranon se nuk është pyetur kur i janë ndërruar çelësat e asaj zyre.

“Nuk ka fol askush me mue. Por, nëse dikush hyn aty pa autorizim përkatës mban përgjegjësi, sepse ajo zyrë ende menaxhohet nga kjo drejtori sikur që është menaxhuar deri tashti gjithë këta vjet”, thotë Selimaj, duke pretenduar se ajo dhomë gjendet ende në menaxhimin e drejtorisë së tij.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...