Abrashi i ofron ndihmë Komunës së Mitrovicës në uljen e papunësisë

10 Janar 2017 - 14:47      

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me të cilin ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në komunë, me theks të posaçëm për situatën ekonomiko-sociale.

Bahtiri e njoftoi fillimisht Abrashin për situatën e përgjithshme në komunë, për të cilën tha se ajo aktualisht është stabile dhe me tendencë të përmirësimit të mëtutjeshëm, për të vazhduar më pas në fokusimin e situatës ekonomiko-sociale, të cilën e vlerësoi si shumë të rëndë.

“Mitrovica nga një komunë e zhvilluar ekonomikisht, ka ngecur tej mase pasa lufte në zhvillimin ekonomik për shkak të problemeve të shumta që fatmirësisht nuk i kishin komunat tjera të vendit, si pasojë e gjendjes jo të mirë të sigurisë, për shkak të veprimit të ekstremistëve serbë dhe grupeve tjera kriminale. Këtë gjendje e ka vështirësuar edhe numri i madh i familjeve shqiptare të përndjekura nga lagjet veriore të qytetit dhunshëm, nga ana e ekstremistëve serbë, për trajtimin e të cilave kjo komunë ka shpenzuar dhe ende shpenzon një pjesë të madhe të buxhetit të vet”, tha ai.

Kryetari i Komunës shtoi në vazhdim se mosinteresimi i investitorëve për të realizuar projekte të ndryshme në Mitrovicë, për shkak të pasigurisë, ka bërë që gjendja ekonomiko-sociale e qytetarëve të rëndohet dhe përkeqësohet gjithnjë e më shumë, kështu që sot numri i të papunëve dhe familjeve në asistencë sociale, është shumë më i madh.

“Për këtë arsye, do të duhej që Qeveria e Kosovës, ministritë dhe institucionet tjera të nivelit qendror, do të duhej që të ndihmojnë Mitrovicën duke i dhënë prioritet në zgjidhjen e problemeve të shumta,si të zhvillimit ekonomik, ashtu edhe të zgjidhjes së problemeve të shumta sociale, tha më tej Bahtiri.

Ministri Abrashi, pasi tha se e kupton fare mirë gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale në Mitrovicë, për ç’rast edhe me prioritet i ka realizuar disa projekte këtu, shtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë Mitrovicën në mënyra të ndryshme, me qëllim që sadopak të zbuten problemet sociale të qytetarëve.

Ai i tha kryetarit Bahtiri se Kompania IQ-to-LINK, nga Gjermania, e cila operon në Prizren dhe Prishtinë përmes qendrave të thirrjeve, është e interesuar që të hap një qendër të këtillë edhe në Mitrovicë, që do të punësoj 100 deri 150 të rinj, andaj edhe sugjeron që komuna të përmbush kërkesën e saj për të siguruar një objekt për operim, në mënyrë që ky rast i volitshme të mos lëshohet.

Kryetari Bahtiri dhe ministri Abrashi biseduan edhe për vazhdimin e projektit të përbashkët të Komunës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë dhe CAR-TA-it të Kosovës, që ishte realizuar gjatë vitit 2016 me punësimin e 85 punëtorëve shëndetësorë, pjesa dërrmuese e tyre mjekë e stomatolog, por që më 31 dhjetor ka skaduar afati i projektit.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që ky projekt të vazhdojë edhe gjatë këtij viti, dhe madje të shtohet edhe numri i të punësuarave, andaj edhe parimisht u morën vesh edhe për shumën e mjeteve që do të ndajnë, ku pjesën më të madhe do ta siguroi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që drejtohet nga ministri Abrashi, ndërsa që u shprehën të bindur se edhe Mnistria e Shëndetësisë dhe CARITS-i do të participojnë me një shumë mjetesh nga fondet e tyre.

Abrashi u shpreh të jetë i gatshëm që për zbutjen e problemit të papunësisë dhe probleme sociale, të ndihmoj me prioritet edhe në të ardhmen komunën e Mitrovicës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...