10 Janar 2017 - 09:30
Gehard Dummer, përfaqësues i investitorit austriak, ka bërë të ditur të hënën se grevistët do të largohen nga puna, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Kjo është faktikisht greva e katërt ilegale në 6 muajt e fundit. Për ne si investitor i huaj, kjo është e pakuptimtë, sepse ne kemi arritur rezultate shumë të mira në zhvillimin e kompanisë. Pagat janë ngritur dy herë deri më tani dhe janë paguar përherë në kohë të caktuar. Sipas ligjit në fuqi, është e lejuar një grevë e paligjshme deri në 5 ditë. Tek pas kësaj periudhe mund të largohen menjëherë punëtorët dhe të punësohen punëtorë të rinj. Ndërprerjen e menjëhershme të grevës mund ta urdhërojë vetëm gjykata. Avokati ynë ka përgatitur për këtë arsye një kërkesë urgjente për gjykatën kompetente“, ka thënë ai.
Sipas tij, mosvazhdimi i kontratave për 17 punëtorët ka të bëjë me performancën e tyre për të cilët nuk janë të kënaqur, porse deklarojnë se këto greva kanë qëllim bllokimin e punës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...