Foto: Koha

Opozitarët akuzojnë Komunën e Prizrenit për kushtet e rënda të zjarrfikësve

10 Janar 2017 - 08:48      

Shërbimi Zjarrfikës dhe i Shpëtimit në Komunën e Prizrenit vazhdon veprimtarinë me burime të kufizuara njerëzore dhe teknike.

Një gjë e tillë ka bërë që qytetarët, në raste të caktuara të intervenimit, të adresojnë kritika sa i përket efikasitetit të kësaj brigade, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët komunalë pranojnë se në këtë shërbim ka sfida të shumta, ku si çështje kryesore veçojnë numrin e pamjaftueshëm të zjarrfikësve dhe pajisjet e automjetet e vjetruara. Por këshilltarë të Kuvendit të Komunës nga radhët e subjekteve opozitare theksojnë se përgjegjësinë për këtë situatë të rënduar nuk mund ta mbajë ky shërbim, por Komuna e Prizrenit që nuk është angazhuar mjaftueshëm që me nivelin qendror të ofrojë kushte të duhura për punën e zjarrfikësve.

Anëtari i KK-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në disa raste gjatë seancave plenare të organit më të lartë vendimmarrës lokal ka ngritur shqetësimin rreth kapaciteteve të kufizuara të zjarrfikësve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...