9 Janar 2017 - 19:25
“Sot të gjithë se bashku po e shohim gjendjen e pasigurt në gati gjysmën e fshatrave të Komunës sonë si pasojë e kushteve atmosferike dhe papërgjegjësisë së pushtetit aktual në Podujevë. Shtrohet pyetja sa përgjegjëse është ekzekutivi i kësaj komune kur vdesin njerëzit nga neglizhenca për hapjen e rrugëve nga bora?”, thuhet në komunikatën e AAK-së në Podujevë, raporton Koha.net.
“Komunarët e Podujevës nuk janë në shërbim të qytetarëve, por qytetarin e kanë shërbim, dhe kanë krijuar aq besim që komunën e kanë pronë të veten, dhe bëjnë çfarë donë në të, duke mos menduar fare që qytetari do t’i ndëshkojë. Përkundrazi LDK mendon se çfarë do të veprojë në Podujevë do të jetë fituese. Kjo është një fyerje ndaj qytetarëve llapjanë. Shumë fshatra kanë pastruar vetë rrugët me lopata, kurse taksat e tyre keqpërdoren në mënyrë të pamëshirshme nga komunarët në bashkëpunim me operatorët e ekonomik, të afërt më pushtetin”, theksohet më tej në komunikatë.
Bashkë me komunikatën, AAK ka dërguar edhe disa foto të cilat thuhet se janë bërë në Herticë, Ballofc dhe Gllamnik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...