Gremja e Ferizajt, me 10 mijë banorë, pa ujë të pijes e pa kanalizim [video]

9 Janar 2017 - 22:25      

Shumë fshatra në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të kanalizimit dhe ujit të pijes.

Fshati Greme i komunës së Ferizajt, me afër 10 mijë banorë, ndonëse e ka rrjetin e kanalizimit që nga 2010-ta, nuk është funksional, raporton KTV.

Ka ditë që disa gypa të rrjetit të kanalizimit në këtë fshat janë bllokuar dhe uji ka dalë nëpër toka bujqësore.

E 100 metra më poshtë komuna ka vendosur sistemin e pompave, dhe sipas banorëve këta ujë nuk mund të përdoret për pije, pasi që është shumë afër kanalizimi.

Banorët e këtij fshati thonë se pavarësisht kontributit të madh që ky fshat jep për komunën, ata asnjëherë nuk i marrin parasysh ankesat e tyre.

Dhe se komunarët i vizitojnë vetëm në kohë zgjedhjesh.

Në Lëvizjen Vetëvendosje në këtë qytet thonë se komuna asnjëherë nuk i kryen punët siç duhet.

Por, sipas zyrtarëve komunalë, për bllokimin e gypave të kanalizimit fajtorë janë edhe banorët e këtij fshati.

Por, Ilazi premton që shumë shpejt këtë problem do ta zgjidhin.


Gremja e Ferizajt, me 10 mijë banorë, pa ujë të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...