9 Janar 2017 - 21:18
Po bëhen 5 ditë që nuk janë larguar mbeturinat në këtë qytet, pasi punëtorët e kompanisë publiko private Eko-Higjiena janë në grevë, sepse kjo e fundit ka larguar nga puna 17 punëtorë pa miratimin e Komunës së Gjilanit, me të cilin është në partneritet, raporton KTV.
Naim Sherifi, ish punëtor i kësaj kompanie, tregon se vendimin për grevë e kanë marrë pasi kontrata u është shkëputur pa të drejtë.
Sipas tij, ata çdo herë kanë kërkuar kontratë kolektive, po ashtu edhe mundësinë e një kontrate të përhershme, duke u bazuar në stazhin e punës prej 10 viteve.
Ndihet keq për papastërtinë që mbretëron në Gjilan, por vendimi ishte unanim dhe për këtë duhet të japë shpjegime kompania.
Ndërkaq, përfaqësuesi i autorizuar i partnerit “Mozer Group”, Gerhard Dummer, ka thënë se kontratat i kanë shkëputur për shkak të performancës së dobët të punëtorëve.
Dummer thotë se kontratat janë njëvjeçare dhe meqë kjo kompani është themeluar prej vitit 2012, nuk mund të ofrojë kontrata të përhershme.
Ai thotë se kanë diskutuar edhe me Komunën lidhur me këtë rast.
“Nuk kemi arritur ende ndonjë marrëveshje, megjithëse jemi duke negociuar me zyrtarët komunalë, por punëtorëve që iu ka skaduar kontrata janë paralajmëruar me kohë. Kjo grevë është e paligjshme, pasi kanë bllokuar edhe komplet punën e ‘Eko Higjinës’ në Gjilan, duke i marrë çelësat e veturave të pastrimit. Unë kam të drejtën që pas 5 ditësh të grevës së tyre të paraqes ankesë në Gjykatë dhe pastaj Gjykata vendos se çfarë do të bëhet më tutje. Mirëpo, aktualisht nuk mund të pranojmë punëtorë të tjerë dhe e them me keqardhje, por situata mbetet e tillë tash për tash”, ka thënë Dummer.
Ndërsa, partneri publik, në këtë rast komuna e Gjilanit, sot nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Kryetarit të komunës, Lutfi Haziri, i ka mjaftuar që përmes facebookut t’i thotë disa fjalë.
Ka kërkuar nga partneri “Moser Group” që të sillet me përgjegjësi, sepse nuk është kompani private.
Qytetarët kërkojnë që qyteti të pastrohet sa më parë.
Kjo është hera e katërt që punëtorët e “Eko Higjienës” së Gjilanit ndërprenë punën si pasojë e, siç thonë ata, keqtrajtimit që po ua bën menaxhmenti i kompanisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...