Foto: Koha / arkiv

“Kryetari i Klinës anashkalon obligimin ligjor dhe publikun”

9 Janar 2017 - 10:55      

Organizata Jo Qeveritare KOHA, përmes një kumtese akuzon për disa shkelke kryetarin e komunës së Klinës Sokol Bashota, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, gjatë monitorimit të takimit me publikun të datës 29, dhjetor 2016, kjo OJQ ka vërejtur shkelje të Ligjit dhe injorim të publikut, me ç’rast në vend të kryetarit të Komunës i pranishëm, për të raportuar mbi gjendjen ekonomik-financiare të Komunës, ishte vetëm nënkryetari i Komunës. Kjo shkelje ndodhi vetëm për shkak të prerjes së shiritit të nisjes së punimeve në Shkollën Fillore ‘’Ismet Rraci’’, që për Kryetarin, drejtorët e drejtorive dhe një pjesë të madhe të stafit ishte me e rëndësishme se sa përmbushja e obligimit ligjor.

Komuna, sipas kësaj kumtese, po ashtu ka shkelë Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, UA për Transparencë në Komuna, Statutin e Komunës dhe Rregulloren Komunale për Transparencë, meqë njoftimi nuk është bërë dy javë me herët sikur e sanksionojnë nenet e të njëjtave. Mbajtja e takimit të lartpërmendur me publikun ka qenë i njoftuar dhe paraparë të mbahej me datë 27, Dhjetor 2017, mirëpo Komuna e Klinës në momentet e fundit ka ndryshuar datën duke vendosur që ky takim të mbahej me datën 29, Dhjetor 2019.

Në OJQ KOHA shpreh shqetësimin e saj me pjesëmarrjen aq të ulët të qytetarëve në takimet me publikun, të cilat rrjedhin si rezultat i organizimeve të dobëta nga ana e Komunës së Klinës, dhe si rezultat i mos interesimit për të marrë pjesë meqë të njëjtit ndihen të anashkaluar nga organet Komunale dhe zyrtarët publik. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...