Një delegacion nga Italia qëndroi në Malishevë

9 Janar 2017 - 10:07      

Në pasditen e vonshme të së dielës, në Komunën e Malishevës, ka qëndruar deputeti i Parlamentit Evropian, Alessandro Battilocchio, i shoqëruar nga kryetari i Komunës Tolfa (komunë e Romës), Luigi Landi dhe Slavadore Orsomando, kryetar i Këshillit të Cerveterit, bashkë më zyrtar të katër komunave. Ky delegacion është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Qëllimi i kësaj vizite, ishte njohja mes komunave të Italisë dhe Komunës së Malishevës, shkëmbimi i përvojave, organizimi i komunave dhe mundësia e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Pasi i ka falënderuar për vizitën, Begaj, e ka njoftuar delegacionin nga Italia, me organizimin e Komunës së Malishevës, rrjedhat e përgjithshme, popullsinë, dhe shtrirjen e Komunës së Malishevës,

Eurodeputeti Battilocchio, pasi shprehi kënaqësinë e tij për këtë vizitë, tha se “këtu është së bashku më përfaqësues të katër komunave të Italisë dhe se janë të interesuar të njihen me organizimin e komunave, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit”.

Edhe kryetari i Komunës së Tofla, Luigi Landi, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe për realizimin e ndonjë projekti të përbashkët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...