Foto: Koha

Bllokada nga bora në disa lagje dhe fshatra të Prizrenit

9 Janar 2017 - 08:48      

Reshjet intensive të borës në dy ditët e kaluara kanë lënë të bllokuara disa lagje të komunave kosovare sikurse edhe në fshatra.

Gjendja e rënduar si pasojë e reshjeve të borës dhe e ngricave ka vazhduar gjatë fundjavës në rajonin e Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”. Zonat malore vazhdojnë që të jenë në situatë më të vështirë.

Komuna e Dragashit, pos acarit, është përballur edhe me mungesë të energjisë elektrike.

Në një paraqitje mediale, zyrtarë nga kjo komunë kanë pranuar se situata është e vështirësuar, me ç’rast drejtori i Mbrojtjes, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Tafil Krasniqi, ka veçuar mungesën disaditëshe të energjisë elektrike, sikurse edhe ujit. Sipas tij, edhe disa fshatra janë bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, por se me vetiniciativën e banorëve janë ndërmarrë aksione për zhbllokim të rrugëve.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...