8 Janar 2017 - 20:20
Një biznesmen mori lejen për hapjen e një marketi në qendër të kësaj komune, por nuk u ndal me kaq, pasi zgjeroi biznesin edhe me një restorant dhe pompe të benzinës, raporton KTV.
Drejtues të inspektoratit, duke parë se me këtë veprim “Petrol Kompani” ra ndesh me ligjin dhe pa leje të komunës e zgjeruan objektin, mori aktvendim për rrënimin e një pjese të këtij biznesi.
Në të thuhet se pronari i kësaj kompanie urdhërohet që të bëjë rrënimin e një pjese të objektit, e cila është në kundërshtim me lejen ndërtimore.
Por një veprim të tillë ende nuk e ka marrë pronari, për çka zyrtarë të komunës kanë iniciuar procedurat e zgjedhjes së kompanisë për rrënimin e saj. Por pronari i këtij biznesi Hasan Shabanaj mohon se ka zgjeruar veprimtarinë e tij jashtëligjshëm.
Për veprimet e ndërmarra, Inspektorati Komunal i ndërtimit kundër palës ka ushtruar edhe fletëparaqitje në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega Deçan.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...