Banorët e katër fshatrave të Kamenicës të izoluar nga bora [video]

8 Janar 2017 - 19:09      

Banorët e katër fshatrave të Kamenicës po e kanë të vështirë qarkullimin e lirë, si pasojë e mospastrimit të rrugës nga të reshurat e shumta të borës.

Ani pse lidh katër fshatra të komunës së Kamenicës, si Dajkocin, Kolloleshin Qerakvocin dhe Hogoshtin, mospastrimi i kësaj rruge ka ndikuar në izolimin e shumicës së banorëve të kësaj ane.

Në fshatin Dajkoc, rruga e të cilit është me ngrica, ka vështirësuar qarkullimin e banorëve. Me shumë kujdes, banorët kalojnë rrugën në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e askujt.

Banorët thonë se dendësia e madhe e borës i ka lënë të izoluar në shtëpi. Faik Rexhepaj, drejtor për emergjencë në komunën e Kamenicës, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se komuna me potencialin që ka, po mundohet që të bëjë pastrimin e rrugëve dhe të lehtësojë qarkullimin.

Sipas tij, gjatë ditës së diel dhe të hënës, punët do të jenë edhe më intensive. Banorët bëjnë të ditur se disa fshatra më të thella malore të komunës së Kamenicës janë krejtësisht të izoluara.


Banorët e katër fshatrave të Kamenicës të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...