Syrigana e Istogut numëron 74 orë që ka mbetur pa energji elektrike

8 Janar 2017 - 19:03      

Një banor i fshatit Syriganë të Komunës së Istogut ka shkruar në adresë të portalit Koha.net për të treguar se fshati i tij ka hyrë në orën 74 pa energji elektrike.

Ka thënë madje se janë dhjetë fshatra të kësaj ane që vazhdimisht përballen me këtë problem.

“Një erë e vogël na lë pa rrymë. Kjo është hera e dytë brenda 10 ditësh që mbesim pa rrymë me më shumë se 30 orë”, ka treguar ai, duke thënë madje se këso reduktimesh po përjetojnë që nga korriku.

“Reduktime të ashpra, gjoja se po e riparojmë rrjetin elektrik”, ka thënë ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...