8 Janar 2017 - 15:58
Po ashtu Komuna thotë të ketë caktuar edhe organ mbikëqyrës për secilin operator, dhe ka në dispozicion numrat e kontaktit që qytetarët të mund të kontaktojnë për të paraqitur rastet emergjente.
“Ndonëse në këto ditë të ftohta është shumë e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat e juaja, megjithatë operatorët ekonomikë janë terë kohën në terren për të bërë rrugët e kalueshme. Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët që të përdorin mjetet dimërore për vetura dhe të ju shmangen këto ditë lëvizjeve të panevojshme, ngase në këto temperatura të ulëta, as kripa e hedhur në rrugë, nuk e ka efektin e duhur”, thuhet në këtë njoftim.
Kompanitë e kontraktuara, sipas Komunës, që nga nata e 4 janarit, janë në terren për të pastruar boren në rrugët kryesore, atyre dytësore dhe i janë përgjigjur kërkesave të banorëve, sidomos rasteve emergjente.
Komuna thekson se fshatrat më të thella vazhdojnë të kenë probleme në rrugë, pasi që sasia e bores është më e madhe, por përgjithësisht rrugët janë të kalueshme.
“Për lotin e parë, organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, dhe ju qytetarë mund të kontaktoni ne këtë numër për të paraqitur kërkesat e juaja; 044-303-699, ndërsa për loton e dytë, organ mbikëqyrës është Fitim Veliqi me numër të telefonit; 044-253-026. Të dhënat e detajuara për përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë, organit mbikëqyrës dhe numrat e kontaktit, Komuna e Drenasit i ka bërë në dhjetorin e vitit të kaluar, përmes rrjetit zyrtar të Facebook-ut dhe medieve, mirëpo për hir të kërkesave të shumta të qytetarëve, po ju njoftojmë edhe një herë. Operatori ekonomik për lotin e parë është “Fer Petrol”, dhe kjo kompani do të mirëmbajë rrugët në qendër të qytetit; (Lagja e Feronikelit) Drenas I, II (Çikatovë e Re) III, Poklek i Ri, Poklek i Vjetër, Shtrubullovë - lagja e Vërmicëve, Krajkovë (deri në Poterkë), Vasilevë, Korroticë e Epërme, Zabel i Epërm, Sankoc, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Nekoc, Kizhnarekë, Komorani ( I, II, III dhe IV), Llapushnik, (Poterk, Vukoc, Llapushnik), Arllat, Bytyç, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë. Operatori Ekonomik për loton e dytë është N.N "Shkëmbi", dhe do të mirëmbajë rrugët në; Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.
Komuna i ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar ngushtë me organet mbikëqyrëse dhe operatorët ekonomikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...