Jetojnë përskaj liqenit që furnizon 4 komuna me ujë, por s’kanë rrjet ujësjellësi [video]

7 Janar 2017 - 22:36      

Ymer Bajramit i duhet çdo ditë të bartë me dorë ujin për pije nga pusi që gjendet rreth 500 metra larg shtëpisë së tij.

Bajramit i duhet ta bartë nga liqeni edhe ujin për kafshë, pasi ujin e pusit që e ka në oborr e përdorin vetëm për të pastruar, raporton KTV.

Ndodh shpesh që vizitorët e liqenit të Batllavës të kërkojnë gjatë verës ujë për pije nga banorët aty afër, por habiten kur e kuptojnë se ata nuk kanë ujë as për vete.

Disa nga banorët janë munduar të bëjnë vetë zgjidhje nëpërmjet vendosjes së gypave në burimet e përroskave.

Shpresë këtyre banorëve nuk u kanë dhënë as zyrtarët komunalë të Podujevës, e as ata të Kompanisë së ujësjellësit rajonal “Prishtina”.

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës Nazmi Elezi, thotë se ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe furnizimi i qytetarëve me ujë të pijshëm është përgjegjësi e Kompanisë së ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Por, sipas zëdhënëses së Ujësjellësit “Prishtina”, Arbërie Zogiani, nuk ka mundësi teknike për të furnizuar Orllanin nga fabrika për përpunimin e ujit në Albanik.

Zogiani thotë se nëse Komuna ka hulumtuar për ndonjë burim të ujit në afërsi të këtij fshati, atëherë ata janë të gatshëm që bashkë me Komunën t’u bëjnë një zgjidhje edhe këtyre banorëve. 


Jetojnë përskaj liqenit që furnizon 4 komuna me... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...