Foto: Koha

Banorët e Gjurgjevikut të Klinës, të rrezikuar nga tensioni i lartë [video]

7 Janar 2017 - 21:18      

Banorët e fshatit Gjurgjevik i Madh në Klinë po ndihen të rrezikuar nga shtyllat e vjetra të energjisë elektrike.

Ata thonë se shtyllat e vjetruara i bartin telat e energjisë elektrike që përçojnë tensionin e lartë, raporton KTV.

Banorët frikën e kanë më së shumti te siguria e fëmijëve.

Rreth 40 fëmijë të këtij fshati e kalojnë çdo ditë këtë rrugë, për të shkuar në shkollë.

Zyrtarë të KEDS-it, nëpërmjet telefonit, e kanë pranuar gjendjen e rrjetit elektrik në këtë pjesë.

Por zëdhënësi Viktor Buzhala ka thënë se ky është rrjet i trashëguar porse, sipas tij, brenda një periudhe të shkurtër kohore do të punojnë në përmirësimin e këtij rrjeti.

Vitin e kaluar, një 15 vjeçar nga Rahoveci kishte humbur jetën si pasojë e goditjes që kishte marrë nga tensioni i lartë i rrymës. 


Banorët e Gjurgjevikut të Klinës, të rrezikuar... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...